Djali i porsalindur gjendet në rrugë i mbuluar nga milingonat

  • 01 October 2019 - 15:59
Djali i porsalindur gjendet në rrugë i mbuluar nga milingonat

Një foshnje e porsalindur e braktisur u gjet e pickuar nga milingonat, nga një kalimtar i cili dëgjoi britmat e tij që vinin poshtë një autostrade.

Fëmija, i cili raportohet të ketë vetëm një muaj jetë, u gjet në një rrugicë në qytetin e Nanlang, në provincën Guangdong të Kinës Jugore.

Personi që e gjeti atë, e lajmëroi policinë pasi pretendoi se kishte dëgjuar tinguj të ngjashme me një ‘mace’ në mëngjesin e 23 shtatorit.

Ai ndodi klithmat dhe gjeti të porsalindurin vetëm në shkurre.

Ai tha: “Fëmija ishte i mbuluar nga një ombrellë dhe ishte i mbështjellë me një batanije të hollë”.

Policia tha: “E gjetëm fëmijën brenda një jorgani. Sytë, hunda dhe goja ishin të mbushura me milingona, të cilat po e pickonin”.

Policia gjeti shishe për fëmijë, një tigan me ujë të nxehtë, pelena dhe rroba aty pranë por asnjë shënim që lidhej me identitetin e djalit ose atë të prindërve të tij.

Pasi fëmija u dërgua në spital, mjekët thanë se djali është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe nuk kishte deformime apo defekte të lindjes.

Ai tani është nën kujdes ndërsa policia po gjurmon nënën e tij.

(Kosova Sot Online)