Vdes gazetarja e BBC-së

  • 01 October 2019 - 16:43
Vdes gazetarja e BBC-së

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, Hanna Yusuf, gazetare e njohur e BBC-së.

Ajo u përshkrua nga kolegët e saj si një ‘gazetare e talentuar që u admirua gjerësisht’.

Në një deklaratë, familja e saj tha: “Hanna ishte një profesioniste e përkushtur e cila bëri një urë lidhëse mes mediave dhe komunitetit, duke ndihmuar në prishjen e kufijve në sigurimin e një zëri dhe përfaqësimi”.

“Shumë do ta njohin Hanna-n për kontributet e saj të jashtëzakonshme në gazetari dhe për punën e saj në BBC. Ndërsa ne vajtojmë për humbjen e saj, shpresojmë se trashëgimia e Hanna’s do të shërbejë si frymëzim dhe fener për kolegët e saj dhe për komunitetin dhe kujtesën e saj kuptimplotë”.

Familja e përshkroi vdekjen e saj si të papritur.

(Kosova Sot Online)