Akuza e rëndë: Kush janë ‘Heronjtë e Luftës’ në Kosovë, që u bënë vrasës të...

  • 01 October 2019 - 17:35
Akuza e rëndë: Kush janë ‘Heronjtë e Luftës’ në Kosovë, që u bënë vrasës të...

"Për mendimin tim u shndërruan në vrasës të lirisë dhe të perspektivës së vendit për arsyeje të mentalitetit të tyre qeverisës, që më shumë për gjithë këto vite i ka ngjarë sundimit të egër, përmes së cilit po këta “heronj” të luftës duke qenë pjesë e pandarë e krimit të organizuar, korrupsionit, zhvatjes e fenomeneve të tjera negative, akumuluan pasuri qindra milionëshe për vetën e tyre”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori William Walker këtë vit ka vizituar Kosovën në 20 vjetorin e masakrës së Reçakut, i cili tha se mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë, dhe çoi deri tek ndërhyrja e NATO-së kundër forcave serbe.

Gjatë kësaj vizite Ambasadori William Walker e la edhe një porosi për politikanët kosovar, kur tha se krerët e politikës kosovare të luftës duhet të largohen nga pushteti, në mënyrë që tu jepet hapsirë të rinjve.

"Mendoj se klasa politike në Kosovë – që nga presidenti, tek kryeministri, tek ministrat – shumë prej tyre janë parë si heronj të luftës, që luftuan me UÇK-në. Po – ata u shpërblyen, morën poste politike. Por ka ardhur koha që ata të largohen, është koha që të vijë një brez i ri që e di si është tani bota. Nuk shoh fytyra të ndryshme në zyra publike nga ato që kam parë unë 20 vjet më parë”, tha ambasadori William Walker.

E analisti politik, Nexhat Haziri tha për “Kosova Sot Online” se është mirë për qytetarët e Kosovës që të dielën me 6 tetor, ta rikujtojnë deklaratën e mikut të shqiptarëve, William Walker.

Image
Nexhat Haziri

"Është shumë domethënëse për Kosovën që qytetarët të dielën kur t’u drejtohen kutive të votimeve ta kujtojnë edhe deklaratën e mikut më të madh të Kosovës, ambasadorit William Walker, për t’i sjellë një ndryshim Kosovës në qeverisje dhe për t’i dhënë një drejtim shpresëdhënës vetes dhe vendit. Kjo deklaratë nga ambasadori Walker është thënë edhe më parë, dhe jo vetëm nga ky, por edhe nga shumë personalitet ndërkombëtar miq të Kosovës të cilët kanë parë nevojën e ndryshimit në skenën politike kosovare". tha Haziri për "Kosova Sot Online"

Sipas tij, kjo nënkupton , siç ka thënë edhe vet ambasadori Walker, shkuarjen e politikanëve të ashtuquajtur “Heronjtë e Luftës”, ngase sipas Hazirit ata u shndërruan në vrasës të lirisë. 

"Për mendimin tim u shndërruan në vrasës të lirisë dhe të perspektivës së vendit për arsyeje të mentalitetit të tyre qeverisës, që më shumë për gjithë këto vite i ka ngjarë sundimit të egër, përmes së cilit po këta “heronj” të luftës duke qenë pjesë e pandarë e krimit të organizuar, korrupsionit, zhvatjes e fenomeneve të tjera negative, akumuluan pasuri qindra milionëshe për vetën e tyre, e në anën tjetër varfëruan qytetarët, degraduan ekonomin, arsimin, shëndetësinë, kulturën, dëmtuan imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar duke bërë që Kosova të shihet si një shtet i dështuar i kapur nga mafia politike dhe ajo e nëntokës, një vend që udhëhiqet nga politikan që janë kokat e krimit të organizuar, dhe që po ashtu nga drejtësia ndërkombëtare janë të dyshuar si kriminel lufte", shtoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Haziri tha se kjo e ka dëmtuar Kosovën në masë të madhe, dhe ky është momenti vendimtar për të ndryshuar.

"Kjo e ka dëmtuar në masë të madhe Kosovën, dhe tani është moment vendimtar, ndoshta edhe i fundit që Kosova të çlirohet nga “Heronjtë e luftës” dhe të marrë një kahje tjetër të re, të zhvillimit dhe perspektivës së saj, duke ardh në qeverisje njerëz të ri, që kanë kredibilitet politik e moral, profesional dhe të gatshëm për t’iu dhënë zgjidhje sfidave të shumta që ka vendi përpara. Tani është koha", përfundoi Haziri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)