Vjen thirrja për kosovarët: Kështu të veprohet me 6 tetor

  • 01 October 2019 - 18:39
Vjen thirrja për kosovarët: Kështu të veprohet me 6 tetor

“Fytyra të reja ka Kosova, alternativa ka nëse dëshirojmë të bëjmë ndryshime, por tash krejt kjo tani duhet të vendos nga kjo klasë politike se a do te largohen apo jo. Në këto zgjedhje ka fytyra të reja, por shtrohet pyetja se sa do ta ngrehin zërin kundër së keqes, sa do ta ngrehin zërin për ndryshim, duke e ditur që nëse ndonjë udhëheqësi politik nuk i pëlqen, mund ta largoj nga Kuvendi dhe ta përjashtoj nga partia", tha Grapci.

Të gjithë e kemi në mendje ende deklaratën e ambasadorit William Walker, i cili la edhe një porosi për politikanët kosovarë gjatë shënimit të 20 vjetorit të makrës së Reçakut.

Walker në Reçak deklaroi se krerët e politikës kosovare, të dalë nga lufta duhet të largohen dhe tu jepet hapësirë të rinjve.

Image
William Walker

"Mendoj se klasa politike në Kosovë – që nga presidenti, tek kryeministri, tek ministrat – shumë prej tyre janë parë si heronj të luftës, që luftuan me UÇK-në. Po – ata u shpërblyen, morën poste politike. Por ka ardhur koha që ata të largohen, është koha që të vijë një brez i ri që e di si është tani bota. Nuk shoh fytyra të ndryshme në zyra publike nga ato që kam parë unë 20 vjet më parë”, tha ambasadori William Walker.

Se a ka ardhur koha të largohen nga skena politike kjo klasë politike në këto zgjedhje dhe se a do ta kenë parasysh qytetarët deklaratën e tij, për "Kosova Sot Online", foli analisti, Dardan Grapci.

"Edhe unë jam i të njëjtit mendim sikur Ambasadori Walker, ku gjithashtu edhe unë jam me atë që me të vërtetë kjo klasë politike në të kaluarën kanë qenë shembull dhe heroi për Kosovën, duke kontribuar në luftën kundër regjimit serb, dhe duke i mbrojtur qytetarët e Kosovës nga me e keqja siç është spastrimi total etnik”, tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, këta politikanë ish-ushtar, duhet që me dinjitet të plotë, guxim dhe kurajo të largohen nga politika.

"Të ua lirojnë vendet atyre të rinjve dhe të rejave që din si udhëhiqet një shtet, si udhëhiqet një ministri etj, që Kosova ta merr një kahje pozitive dhe shpresë-dhënëse për qytetarët e Kosovës por edhe për ndërkombëtarët”, shtoi Grapci.

Grapci deklaroi se Kosova ka fytyra të reja që meritojnë tu jepet hapësirë.

"Fytyra të reja ka Kosova, dhe nëse me të vërtetë largohen me dinjitet dhe respekt nga politika kjo klasë e politikaneve të cilët deri dje e kanë pasur armën në dorë, do ta kenë respektin maksimal të qytetareve, alternativa ka nëse dëshirojmë të bëjmë ndryshime, por tash krejt kjo tani duhet të vendos nga kjo klasë politike se a do te largohen apo jo. Në këto zgjedhje ka fytyra të reja, por shtrohet pyetja se sa do ta ngrehin zërin kundër së keqes, sa do ta ngrehin zërin për ndryshim, duke e ditur që nëse ndonjë udhëheqësi politik nuk i pëlqen, mund ta largoj nga Kuvendi dhe ta përjashtoj nga partia", shtoi më tej Grapci.

Për fund, Grapci tha se gjeneratat e reja duhet ta kuptojnë se ka ardhë koha e ndryshimit total në Kosovë.

"Gjithashtu jam i pajtimit që zëri kundër krimit të organizuar dhe aferave korruptive duhet të ngritet, e jo të mbetet në heshtje, prandaj me gjeneratat e reja që kanë vendosur të jenë në garë për tu bërë deputet për herë të parë, duhet ta kuptojnë që ka ardhur koha për ndryshim total në vend e jo të mbetet në këtë vijë të njëjtë shkatërrimtare", përfundoi analisti Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)