Fermerët i bllokojnë autostradat në Holandë

  • 01 October 2019 - 19:02
Fermerët i bllokojnë autostradat në Holandë

Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë.

‘’Më shumë se 2 000 fermerë kanë hyrë në autostradat e vendit duke pretenduar se nuk janë fajtorë për ndryshimet klimatike’’, sipas Ministrisë holandeze të Transportit.

Raportohet se protestuesit shkaktuan bllokim trafiku që arrinte mbi 1 000 kilometra.

Në veçanti, protestuesit pretendojnë se janë identifikuar padrejtësisht për emetimet e azotit që ngrohin Tokën, e cila është bërë një temë shumë e debatuar në politikën holandeze.

Organizatorët e protestës thanë se presin një pjesëmarrje me më shumë se 10 000 persona në tubimin drejt Hagës.


(Kosova Sot Online)