Akuza e rëndë për Fatmir Limajn: Hajni më i madh në Ballkan, i lidhur me klanin...

  • 01 October 2019 - 19:28
Akuza e rëndë për Fatmir Limajn: Hajni më i madh në Ballkan, i lidhur me klanin...

“Askund në tërë botën e qytetëruar nuk ndodhin paturpësia, marrëzira, idiotizëm dhe naivitete të tilla si në Republikën e Kosovës. Se kjo është shumë e vërtetë, ndodhi tani pa fije turpi nga Fatmir Limaj, i njohur si hajni më i madh në tërë Ballkanin dhe se kjo u vërtetua po ashtu, me bredhjet e tija maratonike nëpër gjyqe. Njihet se edhe para lufte nuk kishte rrip pantallonash, dhe pas lufte jua kaloi edhe sheikëve arabë, bile edhe Pablo Eskobarit të famshëm”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Deklarimi i hapur i kandidatit për Kryeministër të Kosovës nga Koalicioni i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, Fatmir Limaj, në mbrojtje të monopolit për homologim të Devollëve, monopol të cilin e kanë krijuar së bashku me ish bashkë partiakun e dikurshëm nga PDK-ja, Adem Grabovci, sipas analistëve politikë do të jetë një vetëvrasje e rëndë politike e Limajt në këtë fushatë zgjedhore, ngase opinioni publik, kaherë është përgatitur dhe vetëdijesuar kundër këtyre lloj monopolesh që po rëndojnë në xhepin e tij të varfër.

Image
Reshat Badallaj

Sipas analistit, Reshat Badallaj nëse kjo deklaratë e Limajt ka qenë vërtetë në gjendjen e tillë esëll, atëherë kjo është gjëja më e turpshme që mundë ta bëjë një politikan, pretendent për pozitën e të parin e qeverisë. Sipas tij, Limaj e meriton ndëshkimin e rëndë nga qytetarët votues në zgjedhjet e 6 tetorit, sepse fytyra e tij prej hajduti tanimë u demaskua tërësisht.

“Askund në tërë botën e qytetëruar nuk ndodhin paturpësia, marrëzira, idiotizëm dhe naivitete të tilla si në Republikën e Kosovës. Se kjo është shumë e vërtetë, ndodhi tani pa fije turpi nga Fatmir Limaj, i njohur si hajni më i madh në tërë Ballkanin dhe se kjo u vërtetua po ashtu, me bredhjet e tija maratonike nëpër gjyqe. Njihet se edhe para lufte nuk kishte rrip pantallonash, dhe pas lufte jua kaloi edhe sheikëve arabë, bile edhe Pablo Eskobarit të famshëm”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje Badallaj thotë se Limaj është përgjegjësi kryesor, si pjesëtar i klanit “Pronto”, ai që e krijoi dhe fuqizoi në biznes, përmes sigurimit të monopolit në treg për kompaninë e vëllezërve Devolli.

“Ishte i lidhur ngushtë me klanin gjak zi dhe qime zi që quhej "PRONTO" jo më pak se 55 herë më i rrezikshëm se klani i Zemunpoljes i legias dhe merreni me mend me atë urithin e kanaleve të nëntokës kriminale të mafiozit Adem Grabovci, me ata që kanë gjak serbi denbabaden që quhet banda serbiane DEVOLLI dhe që ushqehen nga ta, dolën sërish ashiqare për lidhjet e tyre kriminale që kanë dridhur krejt Ballkanin se mos të flasim që e dëmtuan shumë rëndë buxhetin e shtetit dhe ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Dhe kush ka dy mend në kokë jo më shumë, të ndalet dhe të analizoj me gjakftohtësi se a janë këta ata që shkatërruan vendin dhe njollosen gjakun e derdhur të bijve dhe bijave të Kosovës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online “.

Por pse të inkriminuarit e tillë po lejohen të bëjnë jetë publike e politike, sipas Badallajt, përgjegjëse është drejtësia dhe prokuroria e shtetit që nuk ndjek veprimet e tyre kriminale.

“Kurrë unë nuk i fajësoj këta Kryebanditë që shkatërruan vendin, që vodhën pamëshirshëm deri në palcë djersën e taksapaguesve, këta që njollosën gjakun e derdhur lumë, por fajësoj ata frikacakët e sistemit të kalbur gjyqësor,” theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

E derisa gjërat u panë dhe u folën hapur, Badallaj thotë se populli e ka akoma më lehtë për të vlerësuar, se cilin duhet mbështetur e cilin duhet dënuar, sikur është rasti i Limajt që u pozicionua në mbrojtje të oligarkëve Devolli.

“Populli duhet pasur shumë kujdes që kësaj radhe të mos votoj krye lehaqenët, kryebanditët e krye vagabondët që siguruan pasuri me hajni për 30 e ca breza e populli pa bukë, pa ilaçe dhe të pa shpresë nga politika e pandryshuar, nga njerëz të pa ndryshuar. Populli nuk duhet votuar kryebanditët, populli mos të dënoj vetveten se nuk do të kenë shërim sa të jetë gjallë”, tha për fund analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)