Kandidati i AAK’së bën thirrje të votohet kandidatja nga PDK

  • 01 October 2019 - 20:31
Kandidati i AAK’së bën thirrje të votohet kandidatja nga PDK

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Gani Dreshaj, me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë ndarë mendjen që të votojnë PDK’në, të votojnë kandidaten Ariana Musliu-Shoshi.

“Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë mbase më bën të mendoj ndryshe”, ka shkruar Dreshaj.

“Të gjithë ata që kanë ndarë mendjen të votojnë për PDK’në në zgjedhje, sygjeroj që të votojnë një kandidate tejet të përgatitur e cila është pjesë e asaj liste. Ariana Musliu-Shoshi që mbanë numrin 30 në listën e PDK’së është një femër e jashtëzakonshme. Kam patur rastin të jem pjesë e delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kemi fat që kemi femra të përgatitura si ajo”

Ky është postimi i plotë i tij:

 

Unë jam politikan pak më ndryshe se të tjerët. Fakti që politikën nuk e kam ekzistencë, mbase më bën të mendoj më...

Posted by Gani Dreshaj on Tuesday, October 1, 2019

(Kosova Sot Online)