Haradinaj: S’ka nevojë t’i pyesim ambasadat për çdo vendim, as ato s’kanë dëshirë

  • 01 October 2019 - 22:00
Haradinaj: S’ka nevojë t’i pyesim ambasadat për çdo vendim, as ato s’kanë dëshirë

I nominuari për kryeministër nga AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se derisa ka qenë kryeministër, për 18 muaj, asnjëherë nuk i ka pyetur ambasadat për çështje të interesit nacional, përkundër se i ka informuar për lëvizjet e tij.

“Për çdo gjë I kam informu, por kurrë nuk kërkoj leje për temat e interest nacional. Për asnjë temë nuk i kam pytë ambasadat, kurrë në jetë hiç”, ka thënë ai. Ai ka thënë se me vetë faktin që shtetet perëndimore e kanë njohur Kosovën, e kanë njohur edhe të drejtën e saj në vendimmarje.

“Amerika kur të ka njoftë, ta ka besu pavarësinë, nuk ke nevojë me vet. Amerika u pajtu, nuk të mikromenaxhoj më, nuk të ndërhyjë më. Ai të ka thënë po të njoh me këtë Kushtetutë, kështu që duhet me zbatu Kushtetutën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse i pyet vetëm u paraqet probleme, derisa ka kritikuar paraardhësit e tij për nënshtrim të tepruar ndaj ambasadave.

“Me shku me i pytë, veç iu bën telashe. Këta hala s’kanë dalë prej shkollës që duhet me i pytë ambasadat. Mos shko për çdo dakik, kryj puntë tua”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)