Akuzat e rënda ndaj Behgjet Pacollit: Ja si i përfitoi milionat duke...

  • 02 October 2019 - 07:32
Akuzat e rënda ndaj Behgjet Pacollit: Ja si i përfitoi milionat duke...

“Demagogu dhe mashtruesi debili i skenës politike kosovare, është vet lideri AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili mashtroi dhe tjetërsoi edhe pasurin e shtetit, duke zhvatur milionat së bashku me kastat e bishat tjera politike, dhe grupet inkriminuara të skenës politike, e që sot po deklarohen si shpëtimtar të shoqërisë Kosovare, edhe pse kjo shoqëri është në varfërinë ekstreme”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, kanë filluar të irritohen rëndë nga deklarimet e vazhdueshme të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili për të mashtruar qytetarët dhe për të grabitur ndonjë votë, pasi, deklaron se që nga kthimi i tij në Kosovë dhe fillimi i marrjes me politikë, edhe pse është në krye të një biznesi relativisht të madh, nuk ka përfituar asgjë nga Kosova dhe nga angazhimi i tij në politikë në favor të bizneseve që ka.

Image
Ali Hertica

E lidhur me këtë, analisti politik Ali Hertica ia ka paplasur në “fytyrë’ me tonin më të ashpër Behgjet Pacollit, siç thotë ai, këtë gënjeshtër të madhe.

Hertica kujton se si Pacolli përfiton miliona euro vetëm nga Hoteli “Sviss Diamond Prishtina”, që është pronë e tij, duke organizuar pritjet kryesore shtetërore dhe evente të ndryshme, pastaj Pacolli ka përfituar miliona euro edhe nga buxheti i Kosovës, përmes kompanisë së ndërtimeve “Mabetex”, kurse me një projekt të ndarë në vitin 2008, nga qeveria e Kosovës, kjo kompani kishte marrë hiç më pak se 14 milionë e 694 mijë euro.

Sipas analistit Hertica, ajo që e thotë Pacolli kinse nuk përfiton nga Kosova, me bizneset e tij, është një gënjeshtër e pa skrupull.

“Demagogu dhe mashtruesi debil i skenës politike Kosovare është vet lideri AKR-së Behxhet Pacolli, i cili mashtroj dhe tjetërsoi edhe pasurin e shtetit, duke zhvatur milionat së bashku me kastat e bishat tjera politike, dhe grupet inkriminuara të skenës politike, e që sot po deklarohen si shpëtimtar të shoqërisë Kosovare, edhe pse kjo shoqëri është në varfërinë ekstreme. Këtu në këtë grupim politik është vetëm një grup njerëzish të interesit, që janë bashkuar e që nuk e përfaqësojnë askënd. Një politikan që ka përfituar tender milionësh nga Qeveria e Kosovës dhe e ka qartësuar synimin për përfitimin e tenderëve tjerë qindra milionësh nga shteti, në prag të zgjedhjeve parlamentare, e të del e të shprehet se nuk ka përfituar asgjë nga shteti, kjo është një demagogji klasike e një mashtruesi ordiner,që tani mendon ti falen mëkate që i ka bërë edhe në pozitën e ish Zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministër i Punëve të Jashtme”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Hertica, nga mungesa e guximit që të ballafaqohet së afërmi me qytetarët e Kosovës, Pacolli komunikon nëpërmjet rrjetit social Facebook, dje mundohet t’i mashtrojë qytetarët.

“Behgjet Pacolli përmes postimeve në rrjetet sociale, deklarohet decidivisht se të gjitha mëditjet, dhe paga e tij shkon për bursa të studentëve, Edhe kjo është demagogji e një mjerani të pa cip sepse ai po krekoset se si kinse edhe pagën e ish presidentit ja ka dhuruar një familje të varfë, por që dihet se kurrë ajo familje nuk e shijoj atë ndihmë, por liderët politik të Kosovës, sikurse është Pacolli, po mendon se qytetari është i mjegulluar në mendje dhe ata bëjnë të gjitha mëkatet dhe në fund do të pastrohen me deklarata demagogjike”, theksoi Hertica për “Kosova Sot Online”.

Se sa shumë do Pacolli shtetin dhe qytetarët e Kosovës, sipas analistit Hertica, dëshmon edhe sjellja e tij ndaj shteti përmes gjykatave ndërkombëtare.

“Multi milioneri i politikës Pacolli, fare nuk I është dhimbsur buxheti i shtetit, duke e paditur Kosovën nëpër Gjykata Ndërkombëtare, kinse po zhvillon politikë ligjore, edhe pse dihet që të të gjitha shpenzimet dhe kostoja bien në kurriz të popullit. Padia e kompanisë në pronësi të Pacollit kishte të bëjë me rastin e Hotel Grandit të cilin Pacolli e kishte blerë e më pas i ishte anuluar ky privatizim. Kjo temë ka qenë një ndër më të komentuarat në vitet e fundit në Kosovë, sa i përket skandaleve të privatizimit në vend e ku pjesë e këtyre skandaleve është edhe vetë Pacolli”, tha Hertica për Kosova Sot Online”.

“Në një darkë të organizuar nga vetë ai, prezent kishin qenë të gjithë krerët më të lartë të shtetit, të cilët ishin akorduar që të fillonte një projekt për zhvendosjen e institucioneve vendore në periferi të Prishtinës, projekt i cili ende nuk ka nisur, por që kap vlerën e miliona eurove, dhe që Pacolli pati thënë që nuk ka asgjë të keqe që ndërtimin e tij ta bëjë kompania “Mabetex”, prandaj të gjitha këto që I thotë Pacolli se nuk përfiton, janë mashtrime dhe gënjeshtra të pa cipa”, përfundon Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)