Çka ndodh sot në Kosovë

  • 02 October 2019 - 07:59
Çka ndodh sot në Kosovë

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon shfaqjen “Përmes forum teatrit”. (Mesme Elektro-Teknike “Gjin Gazulli”, ora 11:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), do të paraqes emrat e profesorëve dhe asistentëve që gjenden në listat e partive politike si kandidat për deputetë. (Para objektit të Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

Mbahet aktiviteti “ Përfaqësimi i mirëfilltë dhe me integritet politik në Kosovë: realitet apo utopi”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00) 

Kandidati për kryeministër nga radhët e  PDK-së, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral në Gjakovë. (Sheshi i Bibliotekës së Qytetit, ora 15:00)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj do të merr pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 18:00)

Promovohet libri “Sallatë dhe Çalldisje” nga Lorik Sylejmani. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Koalicioni AAK-PSD mban tubim me qytetarë në Prizren. (“Nafron Diamond”, Prizren, ora 19:00).

(Kosova Sot Online)