Zbulohet “fabrika” e prodhimit të foshnjeve, e tmerrshme çka ndodhte brenda saj

  • 02 October 2019 - 08:41
Zbulohet “fabrika” e prodhimit të foshnjeve, e tmerrshme çka ndodhte brenda saj

19 gra shtatzëna dhe katër fëmijë janë shpëtuar nga një “fabrikë bebesh” në Nigeri.

Hetuesit thonë se foshnjat e gjinisë mashkullore do të shiteshin më pas për rreth 1100 euro, ndërsa vajzat për rreth 800.

Gratë josheshin në Lagos me premtimin se do t’u gjenin punë, e më pas i nxirrnin me detyrim si prostituta, dhe i linin shtatzënë me forcë.

Një gruaje i kishin thënë se do të paguhej mirë e do të lirohej nga skllavëria nëse nuk e dëmtonte shtatzëninë.

Policia hyri në katër banesa dhe arrestoi dy infermierë, por vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarën kryesore, të njohur si Madam Oluçi.

(Kosova Sot Online )