Prokuroria jep detaje për vdekjen e 22 vjeçares në QKUK- mori plagë nga arma

  • 02 October 2019 - 09:37
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 22 vjeçares në QKUK- mori plagë nga arma

Mbrëmë një femër ka ndërruar jetë në QKUK, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit

Policia e Kosovës ka nisur hetim për t’i sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te vdekja e saj.

Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, U.D i kryeprokurorit, Kujtim Munishi, tha për media se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Mbrëmë me urdhër të prokurorit të rastit, viktima është dërguar në IML për obduksion. Aktualisht rasti po trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’”, tha Munishi për media.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën  se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër).Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat  e këtij rasti”, tha Ahmeti për media.

Bëhet fjalë për një vajzë 22 vjeçare e cila është nga fshati Besi i komunës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)