I vdiqën dy vëllezërit dhe nipi, motra që pa gjithë skenën rrëfen mes lotësh krimin: Erdha të vizitoja babain e sëmurë, por…

  • 02 October 2019 - 11:32
I vdiqën dy vëllezërit dhe nipi, motra që pa gjithë skenën rrëfen mes lotësh krimin: Erdha të vizitoja babain e sëmurë, por…

Motra e dy vellezerve qe mbeten te pajete nje dite me pare ne Klos, ka pare gjithcka nga dritarja e baneses se babait te saj, te ciilin kishte ardhur ta vizitonte pasi kishte mesuar se ai ishte ne gjendje jo te mire shendetesore, por eshte perballur me nje skene te tmerrshme dhe tronditese.

Sali Dakuci, autori qe vrau me arme zjarri vëllanë e tij, Kujtim Dakuci dhe nipin e më pas veten, në fshatin Xibër ishte zene per një gardh që ndante dy banesat e vëllezërve. 

Motra e viktimave, Life, ne nje rrefim per gazetarin e BW, kishte udhëtuar nga Manza e Durrësit, ku ishte martuar, drejt Klosit, për të vizituar babain e sëmurë, 85 vjeçar. Mes lotësh Lifja, në kushte të tronditjes së thellë psikologjike, tregon se e gjithë maskara ka ndodhur për afro 20 minuta. 

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke u zënë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krismë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bërë?”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur pas 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”, rrëfen mes lotësh motra e dy viktimave.

(Kosova Sot Online)