Zjarr në katin e katër të pallatit, shkak shpërthimi i bombolës së gazit

  • 02 October 2019 - 12:08
Zjarr në katin e katër të pallatit, shkak shpërthimi i bombolës së gazit

Zjarr në katin e katërt të një pallati në Korçë. Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi në lagjen nr.4 të Korçës.

Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda banesës. Ndërkohë që raportohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(Kosova Sot Online)