Detaje nga tragjedia në fshatin Besi të Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është vrarë

  • 02 October 2019 - 12:17
Detaje nga tragjedia në fshatin Besi të Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është vrarë

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara një femër  23 vjeçare.

Ndërsa sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjeko-ligjorët, për t’u marrë me rastin.

Burime nga hetuesia i kanë thënë se viktima ka një plumb në kokë.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23 vjeçare me inicialet B.O nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës  19 e 30 në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia.

Ndërkohë media ka biseduar me mjekun kujdestar në QKUK, i cili e ka pranuar rastin.

Ai ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Mund t’iu konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK’së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë mjeku kujdestar në QKUK.

E ndërkohë media mëson nga burimet brenda institucioneve të drejtësisë se rasti se po hetohet në dyshimet për vrasje apo shtytje në vetëvrasje.

(Kosova Sot Online)