Përsërit Abdixhiku: Me LDK’në Qendra Nacionale e Sportit kthehet në Prishtinë

  • 02 October 2019 - 13:02
Përsërit Abdixhiku: Me LDK’në Qendra Nacionale e Sportit kthehet në Prishtinë

Lumir Abdixhiku, në takim me banorët e lagjes Arbëria dhe Tophane në Prishtinë, ka ripërsëritur se krahas rikthimit të Qendrës Nacionale të Sportit – qendër që parasheh ndërtimin e Stadiumit Nacional, Pallatit Olimpik, Qendrës për Trajnim dhe Fakultetit të Kulturës Fizike – Qeveria e LDK-së, do t’i ndërtojë edhe shtatë stadiume regjionale

Sipas Abdixhikut, të shtatë stadiumet do të jenë të kategorisë IV, të pranuara nga UEFA. Ato do te jenë të shpërndara në shtatë qendrat kryesore të vendit. Kostoja për secilin stadium do të jetë rreth 10 milion euro.

Për më shumë, sipas Abdixhikut, LDK ka një program të gjerë për kulturën, ku planifikohen investime të mëdha në muze, ndërtimin e Teatrit, Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, si dhe sallën koncertale. Të gjitha këto investime do të përqendrohen në Prishtinë, theksoi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)