Babai e mbyti në ujë djalin gjashtë vjeçar duke provuar t’ia hiqte dreqin nga trupi

  • 02 October 2019 - 13:21
Babai e mbyti në ujë djalin gjashtë vjeçar duke provuar t’ia hiqte dreqin nga trupi

Një burrë amerikan po përballet me akuzën për vrasje pasi pretendohet që e kishte mbajtur fytyrën e djalit të tij gjashtë vjeçar për disa minuta në mënyrë që t’i hiqte “dreqin”.

Pablo Martinez i tha policisë se në javën e kaluar djali i tij ishte pushtuar nga djalli.

Ndërsa po e lante djalin dhe një tjetër fëmijë të enjten, z.Martinez i tha hetuesve që pa diçka dreqosëse në djalin e tij dhe se i duhej t’ia hiqte atë, shkruan Independent, përkhen media.

Djali i tij ishte bërë panatyrshëm i zemëruar, kishte vazhduar më tej Martinezi. Kjo bëri që ai ta mbante kryet e djalit të tij për vaske me ujë prej pesë deri në 10 minuta.

Uji po e hiqte dreqin prej djalit, vazhdoi babai mizor.

Michael Areinoff, avokati i Martinezit kishte refuzuar të komentonte për rastin.

Besimi në pushtimin nga dreqi nuk është ide e panjohur. Më shumë se gjysma e amerikanëve sipas një sondazhi në YouGov besonin në këtë gjë.

(Kosova Sot Online)