Gruaja koreane vret veten pasi incizohet fshehtas nga mjeku

  • 02 October 2019 - 13:24
Gruaja koreane vret veten pasi incizohet fshehtas nga mjeku

Një grua në Korenë Jugore raportohet se e ka vrarë veten pasi ka dëgjuar se një mjek e ka incizuar atë në mënyrë të fshehtë përderisa ishte në dhomën e ndërrimit të rrobave. Në këtë shtet është ngritur alarmi për rritjen e personave të dhënë pas përcjelljes së jetës së të tjerëve.

Kjo grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në pjesën jugperëndimore të vendit. Familja e saj tha se gruaja ka përjetuar ankthe gjatë natës dhe traumë pasi zbuloi se është incizuar në spital pa dijeninë e saj.

Në të njëjtin spital ku ndodhej gruaja, autoritetet e kishin arrestuar një patolog klinik për shkak se i kishte incizuar koleget e punës në dhomën e ndërrimit të rrobave. Policia ka thënë se burri i arrestuar e kishte bërë një vrimë në këtë dhomë për t’i incizuar katër viktima.

Këto gra janë në mesin e mijëra viktimave në Korenë Jugore, të cilat incizohen në mënyrë të fshehtë dhe këto pamje publikohen në internet. Burrat shpesh paguajnë për të pasur qasje në këto incizime ilegale.

Vetëm gjatë vitit 2017, 6400 raste të incizimeve ilegale janë raportuar në Korenë Jugore. Këtë vit, dy burra ishin arrestuar për shkak se i kishin incizuar 1600 njerëz në 30 hotele të ndryshme, ndërsa pamjet i kishin publikuar në një faqe me pagesë.

Kjo krizë shoqërore kishte nxitur protesta masive në Korenë Jugore një vit më parë. Në gusht të vitit të kaluar, 70 mijë njerëz kishin protestuar në Seul kundër kësaj dukurie negative, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot Online)