Agim Veliu nga Podujeva brohoret: Rugova, Rugova…!

  • 02 October 2019 - 13:29
Agim Veliu nga Podujeva brohoret: Rugova, Rugova…!

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur tubim elektoral në një nga bastionet e kësaj partie, në Podujevë.

Nga aty kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se LDK-ja bindshëm do të dalë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se fryma e fitores së LDK-së ndihet në çdo lagje, shtëpi dhe qytet. Sipas Veliut, Podujeva është djepi i LDK-së dhe se kjo parti askund nuk është më e fuqishme sesa në Llap.

E kjo sipas tij ka ndodhur, ngase Llapi asnjëherë nuk u shmang nga rruga dhe filozofia politike e themeluesit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Nga aty Veliu bashkë me qytetarët dëgjohet duke brohoritur disa herë emrin e Rugovës.

MIN. 36.50

 

(Kosova Sot Online)