Kjo është 23 vjeçarja nga Prishtina, u gjet e vdekur me një plumb në kokë

  • 02 October 2019 - 16:32
Kjo është 23 vjeçarja nga Prishtina, u gjet e vdekur me një plumb në kokë

Në rrethana ende të pasqaruara , ka ndërruar jetë një femër 23 vjeçare në fshatin Besi të Prishtinës.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23 vjeçare me inicialet B.O nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19 e 30 në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia.

Kurse, mësohet se 23 vjeçarja që u gjet e vdekur është Blerta Osmani.

(Kosova Sot Online)