Parashikimi: Ky do të jetë koalicioni i ri pas 6 tetorit, ja çka dëshiron SHBA....

  • 03 October 2019 - 07:33
Parashikimi: Ky do të jetë koalicioni i ri pas 6 tetorit, ja çka dëshiron SHBA....

“Megjithëse nuk ka koalicion parazgjedhor në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke pasur parasysh faktin se edhe administrata amerikane është e interesuar që pas këtyre zgjedhjeve në Kosovë të vije në pushtet një qeveri e udhëhequr nga njerëz të pa njollosur në korrupsion e krim të organizuar”, tha Qarri.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani e ka ripërsëritur vazhdimisht në tubimet elektorale se nuk do të ketë koalicion me PDK-në.

" S’ka koalicion me PDK-në, e shqyrtojmë krijimin e qeverisë me Vetëvendosjen", ka përsëritur vazhdimisht Vjosa Osmani.

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për "Kosova Sot Online" tha se shpresa e vetme ka mbetur tek një koalicion i mundshëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Image
Gani Qarri

"Kjo sjellje, jo vetëm që nuk e qon vendin përpara dhe nuk garanton prosperitet për qytetarët e Kosovës,por edhe mundëson sërish,mbetjen e mëtejme të politikanëve të kriminalizuar,në krye të shtetit, të cilët do të vazhdojnë ta mbajnë vendin në varfëri dhe plotësisht të izoluar. Ndaj shpresa e vetme për ndryshim, ka mbetur tek VV dhe kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila përveçse në dukje të parë krijohet përshtypja që arriti të bashkojë strukturën e përçarë të LDK-s, ajo edhe ka ripërsëritur disa herë se nuk do të ketë më koalicion me PDK-në dhe në vend të saj, shqyrtonë mundësinë për krijimin e qeverisë me Vetëvendosjen", tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ai tha se deklaratën e Vjosës e përforcoi këto ditë edhe më tepër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në një tubim në Pejë, ku tha decidivisht se sa i takon LDK-së dhe PDK-së, nuk do të ketë koalicion në mes të këtyre dy partive, dhe sipas Qarrit nuk do duhej të ketë koalicion në mes këtyre dy partive pas 6 tetorit.

"Në anën tjetër besojë se si VV, ashtu edhe LDK, kanë marrë mësim nga e kaluara, ndaj nuk do duhej përsëritur më e 2014-ta, ngase më i djeguri nga gjithë ajo maskaradë doli të jetë vet Isa Mustafa, i cili u rrëzua prej PDK-s, tradhëtisht nga qeveria, posa e katapultoi me vota të detyruara të deputetëve të LDK-së, Hashim Thaçin në pozitën e pamerituar të të parit të shtetit. Kështu që megjithëse nuk ka koalicion parazgjedhor në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke pasur parasysh faktin se edhe administrata amerikane është e interesuar që pas këtyre zgjedhjeve në Kosovë të vije në pushtet një qeveri e udhëhequr nga njerëz të pa njollosur në korrupsion e krim të organizuar, pastërti të cilën Kadri Veseli po mundohet ta blejë me para dhe vizita të porositura me njerëz të paguar,nga Amerika, besoj se për hir të Kosovës, ndaljes së krimit dhe korrupsionit në vend si dhe ofrimit të perspektivës për qytetarët, nuk duhet të luhet më,nga asnjëra parti, në prapaskena, por të krijohet një qeveri e pastër dhe e pa shantazhuar, që i ka duart e lira të merret me të gjitha problemet, përfshi edhe temat e medha për Kosovën", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)