32 mijë euro për një vend varri: Aty ku bëhet biznes edhe me të vdekurit

  • 03 October 2019 - 08:53
32 mijë euro për një vend varri: Aty ku bëhet biznes edhe me të vdekurit

Në Hong Kong gjithçka ka një çmim, madje edhe një shumë marramendëse kërkohet për një tokë varri, mbi 32 mijë euro

Rreshta të pafundme me rrasa guri e mermeri mbulojnë gjithë faqen e një kodre në Hong Kong. endi që vuan nga popullsia, e shfaq këtë problem edhe me të vdekurit.

Mungesa bën që të zhvillohet edhe biznesi i varreve. Që të gjesh nj vend të mirë për një të afërmin tënd, duhet të paguash rreth 36 mijë dollarë.

Hong Kong është një nga dy rajonet special administrative (SAR) të Republikës Popullore të Kinës, ku tjetri është Makau. I ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Pearl River dhe nga Deti i Kinës Jugore, Hong Kongu është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror.

Me një sipërfaqe toke prej 1104 km2 dhe me një popullsi prej shtatë milionë banorësh, Hong Kongu është një nga zonat më të populluara në botë. 95% e popullsisë së Hong Kongut janë kinezë etnikë dhe vetëm 5% janë nga grupe të tjera.

(Kosova Sot Online  )