Me trajnime normalizohet jeta në burgje

  • 03 October 2019 - 11:14
Me trajnime normalizohet jeta në burgje

 

Me trajnime normalizohet jeta në burgje

10:51, 03/10/2019

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Shërbimit Korrektues dhe organizatës joqeveritare “Help Kosovo”, dhjetë të burgosurë dhe dy instruktorë të SHKK-së kanë përfunduar me sukses trajnimi profesional për saldim, me ç`rast janë pajisur me ISO certifikim.

Organizimi i trajnimeve nëpër burgje ka për qëllim mbajtjen dhe zhvillimin e aftësisë profesionale të të burgosurve. Këto trajnime përmirësojnë mundësitë e të burgosurit për të jetuar edhe pas lirimit. Përveç kësaj, me trajnime të tilla normalizohet jeta e përditshme në burgje.

Me këto projekte, Shërbimi Korrektues i Kosovës, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të gjitha të drejtat e tyre fondamentale.

Në certifikim morën pjesë, drejtoresha e “Help Kosovo”, Shqipe Breznica, udhëheqësi i Instruktorëve dhe Trajnimeve, Ismet Fekaj, drejtori ekzekutiv i klasterit të industrisë Astrit Rexhaj, instruktori Ekrem Sallahu dhe zyrtarë të tjerë nga “Help Kosovo”.