Tragjedia shqiptare: Vëllai vrau vëllanë dhe nipin për një gjel që ngacmonte pulat

  • 03 October 2019 - 12:46
Tragjedia shqiptare: Vëllai vrau vëllanë dhe nipin për një gjel që ngacmonte pulat

Tronditëse është ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Mat, ku humbën jetën 3 pjestarë të një familje.

Ama më tronditës është fakti se gjithçka e ka zanafillën nga konflikti i nëntë viteve më parë për një gjel. Gjeli ishte i Kujtimit dhe ngamconte pulat e Saliut. Madje për këtë çështje ata kanë përfunduar edhe në gjyq.

Ngjarja ndodhi në fshatin Xibër-Hane të Klosit ku burime nga policia thanë se dy vëllezër pas një konflikti të çastit janë përplasur fizikisht e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armës. 

Sipas policisë fillimisht shtetasi Sali Dakuci ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë ndaj vëllait, Kujtim Dakuci dhe nipit të tij, Floget Dakuci.

Këtë të fundit e transportuan menjëherë me një automjet privat drejt spitalit të Burrelit por mësohet se gjatë rrugës ka humbur jetën Kujtimi, ndërsa djali i tij ndërroi jetë në qendrën spitalore të Klosit ku ishte ndalur për të marrë ndihmën e parë.

Pas kësaj ngjarjeje, mësohet se autori Sali Dakuci vëlla me Kujtimin ka qëlluar veten në banesë.

Mësohet se Saliu ishte djali i madh i familjes, 52 vjeç ndërsa Kujtimi 51 vjeç.

(Kosova Sot Online)