“Frika e madhe”, ja pse kandidatët për kryeministër nuk përballen me njëri-tjetrin

  • 03 October 2019 - 15:01
“Frika e madhe”, ja pse kandidatët për kryeministër nuk përballen me njëri-tjetrin

“Me sa duket frika nga debati vjen për shkak të reflektimit të ndjenjës së rrezikut nga zbulimi i të palarave që kanë bërë subjektet e tyre politike, apo edhe vetë disa individ, që janë të ndërlidhur direkt në aferat korruptive, disa nga ata që zhvatën pa mëshirë qytetarin dhe taksen e tyre, pa i dhënë llogari askujt”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik kërkojnë që në këto zgjedhje të thyhet praktika e zgjedhjeve të kaluara, kur partitë politike kanë zhvilluar fushata gjithandej nëpër Kosovë, por në finale ka munguar ballafaqimi në debat i liderëve të këtyre partive politike.

Analistët politikë kërkojnë që të gjithë kandidatët për kryeministër të dalin në debat publik para qytetarëve dhe të shpalosin secili programin dhe vizionin për shtetin.

Analisti politik, Ali Hertica tha se duhet të ketë një presion akoma më të madh publik e medial, dhe nga shoqëria civile, që të binden kandidatët për kryeministër dhe të akordohen për një termin të përbashkët, në mënyrë që secili prej tyre ta tregojë vizionin që ka për çuarjen e proceseve të shtet ndërtimit dhe zhvillimit përpara.

Image
Ali Hertica

“Unë ju bëjë thirrje që të 5 kandidatëve për kryeministër: po kërkoni vota për ta udhëhequr shtetin, dilni ballë për ballë të ju shohim e dëgjojmë çka ofroni e çka dini. Është diçka e pa kapshme moralisht por edhe politikisht që asnjëri kandidat të mos e merr guximin dhe të del e sfidojnë rivalin tjetër, që të gjithë së bashku të takohen në debat televizive për ta shpalosur programin dhe platformën politike për shtetin, projektet e tyre se si do ta zhvillojnë shtetin në qeverisjen e ardhshme”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Hertica, frika e kandidatëve në mes veti, po reflekton edhe tek vet subjektet politike gjatë fushatës.

“Po merren kryesisht me akuza të pa baza ndaj njërit dhe subjektit tjetër politik, po premtojnë kot së koti gjëra të pa realizueshme, dhe po ju ikin temave kuqe dhe argumenteve të prekshme, sepse nuk duan që ta cenojnë seriozisht njëri tjetrin”.

Kjo sjellje e mjegullt në fushatë, sipas Herticës, na bënë të kuptojmë se edhe pas këtyre zgjedhjeve nuk vijnë ndryshimet që i kemi kërkuar. 

“Një debat i tillë është i domosdoshëm sepse jep një pasqyrim politik të së kaluarës së çdo kandidati për 20 vite të karrierës së tij në politikë e deri më sot. Duhet të shihet e të dihet se kush e ka orientuar dhe degraduar shtetin me një koncept politik të mbrapsht dhe sistemi të drejtësisë të gabuar në shoqërinë e re Kosovare. Mirëpo me sa duket frika nga debati vjen për shkak të reflektimit të ndjenjës së rrezikut nga zbulimi i të pa larave që kanë bërë subjektet e tyre politike apo edhe vetë disa individ, që janë të ndërlidhur direkt në aferat korruptive, disa nga ata që zhvatën pa mëshirë qytetarin dhe taksen e tyre, pa i dhënë llogari askujt. Kjo mundë dhe duhet të jetë arsyeja e vetme pse nuk po ndodhë akoma ballafaqimi i të ashtuquajturve ”elefantëve të madhej” që pretendojnë për të parin e vendit si kryeministër”, përfundoi Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)