“Shpërthen” ndaj Shpend Ahmetit: Ja loja e turpshme që po e luan...

  • 03 October 2019 - 16:05
“Shpërthen” ndaj Shpend Ahmetit: Ja loja e turpshme që po e luan...

 “Qytetarët duhet ta ndëshkojnë rëndë Shpend Ahmetin në këto zgjedhje për shkak të lojës dyfytyrëshe që po luan. Ai njëherë kandidoi për deputet të VV-së dhe nuk e mbajti atë pozitë por siguroi vetëm disa vota, pastaj shkoi në ekipin për bisedime dhe e la pozitën e kryetarit të Prishtinës në harresë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Shkatërrimi dhe degradimi që i është bërë për këto 6 vjet të qeverisjes së Prishtinës nga Shpend Ahmeti, sipas analistëve politikë, duhet të ndëshkohet që tani në këto zgjedhje, dhe t’i pamundësohet Shpend Ahemtit edhe marrja e ndonjë pozite për partinë e tij PSD-në në nivelin qendror. Madje analistët kërkojnë edhe të ndërpritet degradimi i mëtejmë i Prishtinës, duke e shkarkuar Ahmetin nga pozita e kryetarit menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ky ndëshkim, sipas analistëve po bëhet edhe më i arsyeshëm për faktin se sidomos tani në këtë mandat të dytë, ka kohë që Shpend Ahmeti e ka lënë anash dhe e ka harruar komunën e Prishtinës, duke vrapuar pas votave për PSD-në dhe koalicionin qeverisës parazgjedhor të nënshkruar me AAK-në, me të cilët është duke bashkë qeverisur edhe në komunën e Prishtinës.

Image
Ragip Guraziu

Analistit politik, Ragip Guraziu konsideron se domosdoja e ndëshkimit dhe shkarkimit të Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës, vjen për faktin se ai fare nuk po e ndjen veten kryetar i Komunës, por vetëm kryetar i Partisë, për të cilën është nisur në gjueti votash.

“Shpend Ahmetit po ia ka ëndja me ngrënë me dy lugë, prandaj Shpend Ahmeti sikur e ka harruar komunën e Prishtinës, duke vrapuar pas votave për PSD-në e tij, duke vazhdon degradimi dhe kriminalizimi i Prishtinës nën udhëheqjen e tij. Në këtë formë siç ka vazhduar dhe po vazhdon, duhet ta merr ndëshkimin e rëndë në zgjedhjet e 6 tetorit. Qytetarët duhet ta ndëshkojnë rëndë Shpend Ahmetin në këto zgjedhje për shkak të lojës dyfytyrëshe që po luan. Ai njëherë kandidoi për deputet të VV-së dhe nuk e mbajti atë pozitë por siguroi vetëm disa vota, pastaj shkoi në ekipin për bisedime dhe e la pozitën e kryetarit të Prishtinës në harresë. Tash po vrapon pas votave për PSD-në, përsëri duke kandiduar në listën për deputet, për të siguruar vota dhe e ka lënë në rend të tretë komunën e Prishtinës. Nuk e ka as minimumin e përgjegjësisë së kryetarit të Prishtinës. Për të gjitha këto mashtrime ai tani duhet të ndëshkohet në zgjedhjet e 6 tetorit dhe të shkarkohet pastaj edhe nga kreu i Komunës së Prishtinës”, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Guraziut, kjo është loja më e turpshme që e ka luajtur dhe po e luan Shpend Ahmeti, lakmitar për përfitim vetëm për xhepin e tij.

“Edhe Shpend Ahmeti, posa e mori pozitën e kryetarit të Prishtinës, i harroi zotimet dhe premtimet që i dha për qytetarët. Që nga fillimi ka filluar të provon për të ngrënë me dy e tre lugë sepse me një lugë nuk po i duket bollë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Guraziu thotë se në këto zgjedhje, bashkë me Shpend Ahmetin, duhet të ndëshkohen të gjithë mashtruesit të cilët nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre në të kaluarën, por kanë zhvatur e plaçkitur në interesin e pasurimit të tyre personal, dhe kanë kontribuar në degradimin e shtetit dhe humbjen e shpresë s për qytetarët e Kosovës.

“Duhet të kemi një vlerësim real dhe të ashpër të punës së të gjithë kandidatëve, për të gjitha pozitat e tyre, edhe për kryetarët e komunave që janë në listë për deputet e po provojnë të ushqehen me nga dy lugë. Ndëshkimin më të rëndë mendoj që duhet ta merr Shpend Ahmeti sepse ai jo vetëm që nuk e përmirësoi Prishtinën, por as nuk arriti që ta mbroj së pakut nga degradimi, vetëm sa e ka thelluar akoma më shumë degradimin dhe shkatërrimin e kryeqytetit. Është pra koha që tani qytetarët me votën e tyre të godasin aty ku duhet dhe ashtu si duhet”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)