Akuza e rëndë: Ja politikani që shpërfaq lidhjet e politikës me nëntokën kriminale

  • 03 October 2019 - 17:30
Akuza e rëndë: Ja politikani që shpërfaq lidhjet e politikës me nëntokën kriminale

“Sado që të mbështjellë në "lëkurë qengji" gjatë fushatës zgjedhore, kohë pas kohe po shpërfaqen në lëkurën e vërtetë, siç ishte rasti i Fatmir Limajt i cili në një debat televiziv e pranoi publikisht se duhet të ketë monopol në homologim, të cilin pikërisht ai dhe Adem Grabovci ua dhanë Devollëve para më shumë se dhjetë vitesh, e me çka ua mundësuan vëllezërve Devolli dhe vetes që t'ia zhvatin këtij populli qindra miliona euro dhe ti fusin në xhepat dhe kontot e tyre në ‘Parajsa Fiskale’”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët me kujdes po i përcjellin debatet publike të partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit, me theks të veçantë prezantimet e kandidatëve për kryeministër nga secili subjekt politik e koalicion veç e veç, e kanë gjykuar ashpër deklaratën e kandidatit për Kryeministër të Kosovës nga Koalicioni i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, Fatmir Limaj, i cili në një debat televiziv publikisht tha se ai nuk e sheh fare për problem që ka monopol në homologim, të cilin monopol e kanë krijuar pikërisht Limaj dhe Adem Grabovci, duke iu dhënë Devollëve monopolin në homologim të automjeteve, para më shumë se dhjetë vitesh.

Image
Florim Zeqa

Analisti politik, Florim Zeqa tha për “Kosova Sot Online” se një shpërfaqje kaq e hapur e qëndrimit të një figure politike që pretendon të qeverisë me vendin, dhe që mbron një vendim kaq të kundërligjshëm, nuk mundë të vlerësohet ndryshe veç se një lidhje e fuqishme e politikës me nëntokën kriminale.

E kjo lidhje e tillë, në një vend me demokraci qytetarë të zhvilluar, do të dënohej pa asnjë dilemë.

“Me krim të organizuar nënkuptojnë lidhjen dhe bashkërendimin e oligarkëve politik me oligarkët ekonomik, gjegjësit lidhjen e politikës me nëntokën kriminale. I kësaj natyre është edhe monopoli në homologim i Devollëve, i cili është produkt i politikës së inkriminuar. Andaj edhe nuk duhet befasuar nga ata politikanë që thonë se duhet të ketë monopol në homologim. Sado që të mbështjellë në "lëkurë qengji" gjatë fushatës zgjedhore, kohë pas kohe po shpërfaqen në lëkurën e vërtetë, siç ishte rasti i Fatmir Limajt i cili në një debat televiziv e pranoi publikisht se duhet të ketë monopol në homologim, të cilin pikërisht ai dhe Adem Grabovci ua dhanë Devollëve para më shumë se dhjetë vitesh, e me çka ua mundësuan vëllezërve Devolli dhe vetes që t'ia zhvatin këtij populli qindra miliona euro dhe t’i fusin në xhepat dhe kontot e tyre në "Parajsa Fiskale"”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”. 

Zeqa konsideron se vetëm populli i vetëdijesuar, dhe i lodhur nga një zhvatje që e ka përjetuar për 10 vite që mbeten mbrapa, mundet dhe duhet ta thotë fjalën e vetë edhe për këtë rast skandaloz, derisa drejtësia nuk i sheh fare zhvatjet e tilla.

“Vërtetë është befasuese dhe e dhimbshme sesi ky popull "sy hapur" i mbështet dhe sesi prokuroria symbyllur i lejon të zhvatin milionat e qytetarëve, përderisa as kryeministri në largim "nuk mundi" apo nuk deshi t'ua prishi rehatin zhvatësve legal të qindra milionave nga monopoli kriminal në homologim. Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti që edhe një herë t'ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por hapni sy e vesh, kthjelloni mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vajtoni edhe për shumë vite të tjera”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)