Kurti: Nuk mendoja se do të dilja i gjallë nga burgu serb

  • 03 October 2019 - 21:10
Kurti: Nuk mendoja se do të dilja i gjallë nga burgu serb

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur edhe për arrestimin e tij nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Atë kohë Kurti u arrestua me akuzën se po rrezikonte integritetin territorial të Jugosllavisë, atë kohë ai punonte në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK’së, Adem Demaçit. Gjatë gjithë gjykimit ai kishte refuzuar të njihte sistemin gjyqësor të Jugosllavisë, duke thënë se ajo gjykatë nuk i takonte popullit të tij i cili tani kishte shtetin e vet të pavarur.

“Nuk kam menduar se do të dalë nga burgu ndonjëherë”, ka thënë Kurti.

“Kur më dënuan me 15 vite burgim, nuk mendoja se do dilja i gjallë”

Kurti po ashtu thotë se të gjithë të burgosurit shqiptarë ishin të keqtrajtuar nga forcat serbe.


(Kosova Sot Online)