Kurti: Nuk mund të kuptoj se si Florini erdhi nga Amerika që të sulmojë VV’në

  • 03 October 2019 - 21:32
Kurti: Nuk mund të kuptoj se si Florini erdhi nga Amerika që të sulmojë VV’në

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndër të tjera ka folur edhe për deklaratat e mbrëmshme të Florin Krasniqit.

Kurti thotë se nuk e kupton se si Krasinqi po e sulmon pikërisht tani para kohës së zgjedhjeve.

“E vlerësoj shumë Florinin. Por e vlerësoj për të kaluarën e tij, tani nuk po mund ta kuptoj se si i la të gjitha bizneset në Amerikë që të vijë vetëm për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje pikërisht pak para kohës së zgjedhjeve”, ka thënë Kurti.

“Ata që e kanë sulmuar Vetëvendosjen asnjëherë nuk ja kanë dalë. Vetëvendosje është rritur ata kanë ngelur prapa”

Tutje Kurti ka thënë se asnjëherë nuk kanë marrë para nga Devollët.


(Kosova Sot Online)