Kurti i përgjigjet Vjosa Osmanit: As Dr. Rugova nuk më ka quajtur Fidel Kastro

  • 03 October 2019 - 21:41
Kurti i përgjigjet Vjosa Osmanit: As Dr. Rugova nuk më ka quajtur Fidel Kastro

Kurti thotë se ai asnjëherë nuk është krahasuar me revolucionarët komunistë, e as në kohën e Presidentit Ibrahim Rugova.

Lideri i VV’së i ka përshkruar takimet me Rugovën gjatë vitit 1997. Ndërsa thotë se ai nuk e krahasuar me ish-liderët komunistë të Amerikës Latine, siç ka bërë Osmani.

“Në vitin 1997 kam qenë dy herë në takime me ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova. Nuk jemi pajtuar me të, por jemi pajtuar me qëllime. Përkundër mospajtimeve, ai nuk më ka thënë as Fidel Castro [ish-presidenti i Kubës], as kurrgjë tjetër. Kjo që ka thënë Vjosa është jofisnike”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)