Kurti: Haradinaj e kaloi demarkacionin vetëm për një karrige

  • 03 October 2019 - 21:44
Kurti: Haradinaj e kaloi demarkacionin vetëm për një karrige

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e Ramush Haradinaj që e quajti mashtrues.

“Personi që ishte bajraktar kundër demarkacionit e nënshkruajti atë sapo erdhi në pushtet”, ka thënë Kurti.

“Kjo është pak a shumë sikur ajo historia e Rikardit të Tretë që e shiti mbretërinë e tij për një kalë dhe pastaj kali iku. Haradinaj e kaloi demarkacionin vetëm për një karrige. Edhe ky dha dorëheqje pas dy viteve”

Kurti thotë se e di arsyen se pse kundërshtarët e quajnë mashtrues.

“Po të isha si ta nuk do më sulmonin. Po të isha i keq do më përkrahnin. Por e dinë se unë jam ndryshe dhe se nuk bëhem pjesë e llogaritjeve të tyre, andaj më sulmojnë”

(Kosova Sot Online)