Haradinaj e quan sërish mashtrues Albin Kurtin

  • 03 October 2019 - 22:32
Haradinaj e quan sërish mashtrues Albin Kurtin

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj,  ka thënë se nuk i beson Albin Kurtit, madje Haradniaj nuk hezitoi ta quaj Kurtin mashtrues.

“Unë ju siguroj se Kurti është mashtrues, nuk mund t’i besoj”, tha Haradinaj.

Ai kujtoi kohën kur Kurti nuk pajtohej me kombëtaren dhe flamurin e Kosovës.

“Kujtojmë kohën kur ai ofendojke njerëzit nëse dikush ka folur për kombëtare apo për flamurin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.  

Megjithatë, Haradinaj pranoi se Kurti ka evoluar kohët e fundit.

“Tash vërejmë se ka evolu”, shtoi Haradinaj.


(Kosova Sot Online)