Haradinaj flet për përjashtimin e Kosovës nga ENQA

  • 03 October 2019 - 23:02
Haradinaj flet për përjashtimin e Kosovës nga ENQA

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për përjashtimin e Kosovës nga ENQA, që erdhi pas përjashtimit nga EQAR. Haradinaj i lë fajin për këtë ndikimit të politikës në Agjenicë e Akreditimit.

“Agjencia e Akreditimit nuk është dashur të jetë e politizuar”, ka thënë Haradinaj.

“E patë se një anëtarë i tyre kandidoi për deputetë nga radhët e LDK’së. Xhavit Rexhaj apo si e pat emrin. Andaj mendoj se kjo ka ndikuar tek përjashtimet nga agjencitë botërore”.

(Kosova Sot Online)