Alarmon eksperti: Ja pse duhet të hetohen financat milionëshe të partive politike

  • 04 October 2019 - 07:25
Alarmon eksperti: Ja pse duhet të hetohen financat milionëshe të partive politike

“Duhet të dihet se janë partitë fabrika a banka komerciale, apo shoqëri aksionare, kur dihet se partitë politike janë formuar nga lider të varfër e të pasuruar me paranë publike. Duhet të dihet si ndodhi që të varfëritë vazhdojnë të pasurohen me paranë publike ku secili prej tyre është i përfshirë në pasurim pa bazë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, ish anëtar i KQZ-së dhe njohës me përvojë i legjislacionit zgjedhor, Blerim Burajni, shprehet i shqetësuar për raportimet që po vijnë së fundi rreth shpenzimeve enorme të partive politike në fushatën elektorale, në pjesën zyrtare të dhjetëditëshit të shpallur e lejuar nga KQZ-së, pa e marr në konsideratë para fushatën disa javore që e nisën partitë politike në mënyrë të kundërligjshme.

Image
Blerim Burjani

Burjani tha për “Kosova Sot Online” se vërtetët është për tu shqetësuar se si po derdhen fondet e partive politike, të cilat nuk dihet nga vijnë e si sigurohen në këto dhjet ditë të fushatës elektorale.

Sipas Burjanit, partitë politike sikur janë bërë banka komerciale dhe shoqëri aksionare biznesi, kështu që po shpenzojnë fonde milionëshe brenda dite për fushatën e tyre të egër në kërkim të votës.

“Vërtetë është për ty shqetësuar dhe për tu alarmuar edhe prokuroria, edhe institucione tjera të mbikëqyrjes së kësaj fushate se si për tre ditë fushatë, thuhet se partitë politike kanë investuar në fushata politike mbi një milion euro. Në një shtet të së drejtës, ku funksionon rendi dhe ligji do të veprohej me urgjencë, do të duhej mësuar menjëherë se kah janë marr këto para për të garuar në zgjedhje”, tha Burjani për Kosova Sot Online”.

Madje Burjani shprehë dyshimin se partitë politike kanë kapërcyer ligjin që sanksionon mënyrën e themelimit dhe të funksionimit të tyre, dhe e kanë kaluar në organizata financiare profitabile.

“Duhet të dihet se janë partitë fabrika a banka komerciale, apo shoqëri aksionare, kur dihet se partitë politike janë formuar nga lider të varfër e të pasuruar me paranë publike. Duhet të dihet si ndodhi që të varfëritë vazhdojnë të pasurohen me paranë publike ku secili prej tyre është i përfshirë në pasurim pa bazë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, kur të shikohet CV-ja e liderëve politik të Kosovës, asnjë nga ata nuk përfaqëson ndonjë të kaluar të njohur e të bujshme në biznes, sikur ndodhë në vendet e zhvilluara demokratike, por një klasë të varfër e që pasurohet brenda natës.

“Prandaj edhe financimi i partive bëhet nëpërmes kanaleve të pa njohura, ashti sikur që janë pasuruar liderët dhe klientela tjetër partiake. Shteti i Kosovës udhëhiqet nga lider të pa punë e që vazhdojnë të jetojnë me paranë publike. Prandaj duhet ti jepet fund një tolerance të tillë, të hetohet e kaluara e tyre. E për këtë duhet të ketë edhe një vetëdijesim qytetar që të kërkohet llogari institucionale sepse pa një këndellje gjithë popullore nuk do të ketë ndëshkim për njerëz të pasuruar pa bazë. Para të mëdha jepen për të mbajtur pushtetin mbi para publike dhe mbi popullin e varfër që ikë për çdo ditë nga të shohin sytë e nga të mundet”, deklaroi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Burjani tha se vetëdijesimi është segmenti i parë për të ndryshuar gjendja, dhe se kjo situatë nuk ndryshon duke votuar njerëz që jetojnë nga paraja publike.

(Kosova Sot Online)