Tragjedia në Bavari, ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Lumi nga Suhareka

  • 04 October 2019 - 10:33
Tragjedia në Bavari, ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Lumi nga Suhareka

Fatos dhe Haki Lumi dy vëllezërit nga Suhareka kanë vdekur. Siç shkruan gazeta gjermane “Bild” ata dyshohet se janë vrarë nga 41-vjeçari Shpejtim.G i cili edhe tashmë gjendet nën prangat e policisë gjermane.

Gjithçka kishte ndodhur në një parking të një supermarketi në rajonin e Abensbergut në Bavari. Fatos Lumi ku kishte mbetur i vdekur në vend pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat.

 

Ndërkohë fqinjët e të ndjerëve në qytetin e Abensberg kanë thënë se vëllezërit tashmë të ndjerë kanë jetuar më parë së bashku në shtëpinë e të dyshuarve, dhe se kishin punuar bashkë me ta.

“Viktimat kanë jetuar në shtëpinë e të dyshuarve. Ishin punësuar prej tyre. Disa kohë më parë ata ishin shpërngulur, dhe kishin themeluar kompaninë e tyre. Më pas ata iu bënë konkurrentë”, ka thënë një fqinjë për BILD, transmeton media.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe Petrit. R, i cili më pas është liruar nga Policia gjermane.

Sipas informacioneve të medias viktimat dhe i dyshuari për vrasjen kanë lidhje familjare mes vete.

(Kosova Sot Online)