Mitrovicasi heq shiritin e inspektorëve dhe vazhdon ndërtimin pa leje

  • 04 October 2019 - 11:37
Mitrovicasi heq shiritin e inspektorëve dhe vazhdon ndërtimin pa leje

Në Mitrovicë është arrestuar një person i dyshuar meqë kishte vazhduar punimet pa leje ndërtimi dhe i njëjti kishte hequr edhe shiritin të cilën e kishin vendosur inspektorët komunalë të ndërtimit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte vazhduar punimet pa leje ndërtimi dhe i njëjti kishte hequr edhe shiritin të cilën e kishin vendosur inspektorët komunalë të ndërtimit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policse.

(Kosova Sot Online)