Prokuroria e Shtetit për 24 orë, ka ngritur 40 aktakuza kundër 42 persona

  • 04 October 2019 - 11:54
Prokuroria e Shtetit për 24 orë, ka ngritur 40 aktakuza kundër 42 persona

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur 40 aktakuza kundër 42 personave.

Po ashtu, kjo prokurori ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 14 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ky është raporti i plotë i Prokurorisë së Shtetit:-

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë nga neni 147 i KPRK-së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë, si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara, si dhe është bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosje“, dhe një (1) person për shkak të veprave penale “Ndërtim pa leje“ dhe “Heqja e vulave zyrtare“. Po ashtu Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë nga neni 147 i KPRK-së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”.

Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Intoksinimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”.

Prokuroria Themelore Pejë:

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Sekuestrimet e përkohshme:

Një telefon mobil i markës XIAOMI,

Një telefon mobil i markës Samsung A6,

Një telefon mobil i markës I-phone 6S+,

Gjashtë letra me mbishkrime me ekipet e futbollit, emra të personave dhe shuma.

Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Katër (4) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, gjithashtu është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim nga vendi i punës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër katër (4) personave , për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, dhe “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosje“. Po ashtu brenda 24 orëve, është ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Ndërtim pa leje“ dhe “Heqja e vulave zyrtare“.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikim i trafikut publik “;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna ne familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) pe.

(Kosova Sot Online)