Ja kush janë përgjegjësit kryesor që pengojnë pastrimin e drejtësisë kosovare

  • 04 October 2019 - 13:03
Ja kush janë përgjegjësit kryesor që pengojnë pastrimin e drejtësisë kosovare

“Kur vije puna që kryeministri, presidenti, krye parlamentari, ministri i drejtësisë dhe i punëve të brendshme të vihen në "aksion" për luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar institucional, dyshimi bie mbi popullin që qenka i korruptuar. Kjo është më se qesharake, por njëkohësisht edhe e frikshme, sepse korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen nga drejtësia”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Rasti i fundit i abuzimit me detyrën zyrtare nga gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejës, Sali Berisha, sipas analistëve politikë duhet të jetë si një shtytje plus për të përshpejtuar dhe vendosur në rend të parë në legjislaturën e re, Ligjin për Vetting dhe ligjin e dekriminalizimit, pasi që me këtë gjyqësor të korruptuar që kemi, nuk ka efikasitet në zgjidhjen e rasteve, pavarësisht rritjes së numrit të gjykatësve e Prokurorëve.

Sa do që një proces i tillë është i domosdoshëm, analisti politik Faik Krasniqi thotë se dalja e politikës, përtej interesit të saj klientelistë, të lidhur me krimin e korrupsionin, për t’i dhënë hapësirë veprimit të drejtësisë, është një sfidë shumë e madhe për shtetin e Kosovës, pasi vetë politika e tanishme është ajo që po e ngufatë një proces të tillë të pastrimit, jo vetëm të drejtësisë, por të të gjitha institucioneve në nivel shtetëror, të rrjetëzuara me krimin e korrupsionin.

Image
Faik Krasniqi

“Nëse në Kosovë do të kishim drejtësi jo të ndikuar nga politika, korrupsioni dhe krimi i organizuar nga politika dhe para politika do të ishte tepër minimal. Ndikimi i politikës në drejtësi ka bërë që korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë të jetë i frikshëm sepse shumica e gjykatësve dhe prokuroreve janë të emëruar nga politika, ose më mirë të themi janë në një linje bashkëpunimi me politiken”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, mbetet akoma pikëpyetje e madhe se kur do ta kemi edhe në si Kosovë një drejtësi të pavarur.

Ai thotë se kjo do të ishte lehtë e arritshme sikur për këtë të vetëdijesohet politika, që së pari politika të vetë pastrohet nga krimi, dhe më pastaj t’i lë rrugë të lirë veprimi edhe drejtësisë së pa varur.

“Por me veprimet që po ndodhin, po ndodhë e kundërta, madje pushtetarët paralajmërojnë ofensivë kundër korrupsionit, sikur të vepronin ndaj një mase të madhe qytetarësh, por jo ndaj individëve super të korruptuar e inkriminuar brenda institucioneve të shtetit, përfshirë këtij sistemin e drejtësisë. Atëherë kur politika mban duart larg nga drejtësia. Një drejtësi e pavarur do të thotë pastrim i skenës politike në Kosove. Por nuk pres që në një të ardhme të afërt do të ndodhë kjo. Ka edhe një arsye pse korrupsioni dhe krimi i organizuar do të lulëzojnë akoma më shumë. Kur vije puna që kryeministri, presidenti, krye parlamentari, ministri i drejtësisë dhe i punëve të brendshme të vihen në "aksion" për luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar institucional, dyshimi bie mbi popullin që qenka i korruptuar. Kjo është më se qesharake, por njëkohësisht edhe e frikshme, sepse korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen nga drejtësia”, përfundoi analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)