Skandali i madh nga Kadri Veseli, i vjen goditja e rëndë

  • 04 October 2019 - 14:04
Skandali i madh nga Kadri Veseli, i vjen goditja e rëndë

“Tani duhet që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dal në mbrojtje të interesave të Kosovës kundrejt dëmit politik që shkaktoi Kadria”, tha Meha për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe njohësi i fushës së sigurisë, Xhevat Meha e ka cilësuar si mashtrim të pafalshëm lojën e PDK-së dhe të Kadri Veselit me Mathew Whitaker, për të cilin, PDK dhe Veseli thanë se është njeriu i presidentit amerikan, Donald Trump dhe se e përkrah Veselin në zgjedhjet e 6 tetorit.

Image
Zhevat Meha

Por, një demant i menjëhershëm erdhi nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë, të cilët e mohuan kategorikisht një gjë të tillë.

Duke ditur të kaluarën jo shumë të largët të Kadri Veselit, Meha thotë se ka qenë e pritshme një tentativë e mirë menduar mashtruese e Kadri Veselit në këto zgjedhje.

“Tentim-mashtrimi i Kadri Veselit me Amerikën për mua ka qenë edhe diçka e pritshme. Ky këtu ka kryer atë që e di shumë mirë, dhe e ka zbatuar çdo herë, e që është demonstrimi i besimit dhe besnikërisë ndaj thënies së Dobrica Çosiçit: rrena dhe mashtrimi janë fuqia e shtetit të Serbisë”, tha analisti, Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Sipas Mehës, për këtë skandal të madh të Kadr Veselit dhe për pasojat që do t’i paguaj tani PDK-ja në finale të fushatës zgjedhore, Veseli duhet të merret në përgjegjësi nga ish shefi i tij, Hashim Thaçi.

“Barra tani i takon Thaçit për “t’ia ngre veshin Veselit në një konferencë shtypi në të cilën duhet të rrëfehet për të bërat e Veselit. Tani duhet që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të dal në mbrojtje të interesave të Kosovës kundrejt dëmit politik që shkaktoj Kadria. Këtë Hashimi e ka detyrim kushtetues. Hashimi duhet të thërret konferencë me gazetarët e të deklaroj se kjo ishte "fake, fake, fake news (lajm, lajm, lajm mashtrues)", përfundoi Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)