Vjen akuza e rëndë ndaj PDK-së

  • 04 October 2019 - 15:11
Vjen akuza e rëndë ndaj PDK-së

Ish-prokurori amerikan Matthew Whitaker i cili mori pjesë në fushatën elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës, nga zyrtarët e PDK-së u prezantua si njeri i presidenti, Donald Trump, por një gjë e tillë u demantua menjëherë nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Poashtu Whitaker deklaroi se tashmë flet vetëm për veten dhe si një qytetar privat, e jo si përfaqësues i Qeverisë Amerikane.

”Kisha dëshiruar që ai (Donald Trump) të flas vet për veten, jam qytetar privat jam kthyer në botën reale, e nuk dua të flas si përfaqësues i Qeverisë Amerikane.”, tha ai në tubimin e PDK-së.

Poashtu në medie u raportua se Whitaker është nën hetime edhe nga FBI. E REL e zbuloi se për fjalimin në tubimin e PDK-së, ish-këshilltari i Trumpit u pagua 110.000 dollarë. 

E sipas analistëve politikë, kjo është edhe një propagandë nga radhët e PDK-së, dhe se pagesa e tij për atë fjalim a është paguar taksat e qytetarëve.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi tha se për hir të pushtetit këta janë në gjendje të bëjnë çmos.

"Të sjellin edhe matrapazët më të mëdhenj të botës. Ambasada amerikane e demantoi këtë njëri, që ai nuk përfaqëson Amerikën", tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Sipas Krasniqit, asnjë zyrtar i një shteti tjetër nuk del hapur për të mbështetur një kandidat të një vendi tjetër.

"Asnjë zyrtar i një shteti nuk del hapur ta mbështes ndonjë parti apo kandidat të një shteti tjetër, sepse është ndërhyrje direkte në punët e brendshme të atij shteti. Një popull me vetëdije të ulet beson në përrallat e këtyre politikaneve që po i gënjejnë që 20 vite rresht. Këta për dy dekada kanë vjedhur me miliarda nga ky popull, e lëre më s'po i keqpërdorin disa qindra mijëra euro për të sjellë matrapaza në mbështetje gjatë fushatës parazgjedhore!", përfundoi Krasniqi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)