Kallëzime penale për komisionerët e partive nëse manipulohet me vota

  • 04 October 2019 - 16:31
Kallëzime penale për komisionerët e partive nëse manipulohet me vota

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka përkundër  përçoi një mesazh te të gjithë komisionerët e subjekteve politike se nëse shkaktojnë ndonjë parregullsi do ngitet kallëzim penal ndaj tyre.

“Ditën e zgjedhjeve edhe jo vetëm ditën e zgjedhjeve por edhe pas përfundimit të zgjedhjeve gjatë numërimit të votave dhe gjatë përfundimit të procesit të ditës së zgjedhjeve të gjithë komisionerët të cilët do të kenë edhe një dyshim më të vogël, jo dyshim të bazuar ashtu siç kërkohet nga Kodi Penal, por edhe një dyshim më të vogël se kanë bërë manipulimin e kandidatëve apo votave të kandidatëve, apo votave të subjekteve politike, do të ngritën kallëzime penale direkt në ditën e zgjedhjeve dhe ditën pas ditës së zgjedhjeve drejtpërdrejtë nga KQZ-ja. Ndërkaq gjatë auditimit të kutive të votimit të cilat do arrijnë në QNR do bëhet këto kallëzime penale të drejtpërdrejta në prokurorit përkatëse”, deklaroi Daka.

Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-së janë akredituar edhe 51 vëzhgues derisa numri i përgjithshëm i atyre që e vëzhgojnë procesin zgjedhor të 6 tetorit shkon në 34 mijë e 586 vëzhgues.

Kujtojmë që sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, ndërsa nesër është heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën më 6 tetor qytetarët e Kosovës do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

(Kosova Sot Online)