Arrestohet në Zagrep, i dyshuari për rrëmbimin e Bleona Matës

  • 04 October 2019 - 16:54
Arrestohet në Zagrep, i dyshuari për rrëmbimin e Bleona Matës

Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut, është kapur në flagrancë në Zagreb dhe është burgosur nga autoritetet kroate.

Shtetasi, Sadat Toskic u kap në flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë dhe ai dyshohet se ka rrëmbyer edhe fëmijë të tjerë.

Dyshohet se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj të vitit 2010 rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.

Mediat kroate shkruajnë se tani ai ndodhet në burg dhe do të gjykohet për të gjitha krimet.

Kapja e tij është një lajm i mirë për të gjithë familjarët e fëmijëve që dyshohet se janë rrëmbyer nga ai.

(Kosova Sot Online)