Shpend Ahmeti harron Komunën, ky është paralajmërimi i frikshëm për të

  • 04 October 2019 - 18:12
Shpend Ahmeti harron Komunën, ky është paralajmërimi i frikshëm për të

“Ky dilinxhi, dredharak, hajn e matrapaz, orët dhe ditët i ka të numëruara. Jo vetëm shkarkimi por edhe burgosja është e pa shmangshme dhe pasuria e vjedhur që do ti konfiskohet, ndaj ky me ata këlyshët që i ka rrotull, nuk do lë gur e dru pa lëvizur, për të mos ardhur në pushtet ata që e luftojnë krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës serbiane, ata që vodhën popullin, ata që shiten toka të vendit të larë me gjak dhe u bënë super milionerë”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Futja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe gara e partive politike për të zënë hisen e madhe në qeverinë e re të Kosovës dhe në parlament, ka bërë që komuna e Prishtinës të mbetet krejtësisht pa qeverisje funksionale, pasi kryetari, Shpend Ahmeti, që është edhe kryetar i PSD-së, e ka harruar komunën e Prishtinës duke vrapuar pas votave për partinë e tij.

Kështu po e shohin edhe analistët politik punën e Shpend Ahmetit, i cili pozitën e kryetarit e ka vënë në rend të dytë që nga angazhimi në të famshmin ekip negociator për bisedimet me Serbinë, i cili u anulua dhe u shpall kundër kushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Vrapimi i Shpend Ahmetit tani në fushatë për zgjedhjet e reja, ka bërë që ai ta harrojë se është kryetar i Prishtinës.

Sipas analistëve, është një mundësi e mirë që tani të vlerësohet dhe të marr ndëshkimin më të rëndë, meritor Shpend Ahmeti në zgjedhjet e 6 tetorit, kurse pas këtyre zgjedhjeve edhe të shkarkohet nga kreu i Komunës së Prishtinës dhe të mos lejohet tutje vazhdimi i thellimit të këtij degradimi të kryeqytetit.

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik, Reshat Badallaj, angazhimin e Shpend Ahmetit vetëm në fushatë zgjedhore, e sheh si dorëzim për udhëheqjen e Prishtinës, pasi sipas tij, Ahmeti mendon vetëm si të zhvatë më shumë për interesin e tij, dhe të pasurohet duke abuzuar me pozitën e kryetarit që e ka vënë tërësisht në shërbim të Devollëve.

“Krye hajni, argati i bandës serbiane DEVOLLI, Shpend Ahmeti, apo si morri nofkën deri në vdekje, Shpend hajni apo Shpend jahti, me shumë aktakuza të ngritura në Prokurori për Hajni, tashmë është dorëzuar dhe e ka kuptuar se e ka humbur kryeqytetin. Nga frika se do humb tërësisht e do të mbetet pa asnjë strehë politike, ka gjetur strehë dhe është ulur në prehrin e tyxharëve, për të shpëtuar. Ndaj, ky matrapaz dhe dilinxhi dhe i lindur për dredhi, e ka qitur pas shpine Prishtinën, duke i tradhtuar të gjithë elektoratin”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Badallajt, Shpend Ahmetit i ka hyrë frika në palcë, jo vetëm që do të pësojë debakël të paparë, por edhe frika se do të burgoset për të gjitha të zezat dhe kusuret që ia ka bërë Prishtinës dhe më gjerë, pasi edhe populli po përgatitet që t’i hakmerret me votë tani në këto zgjedhje.

“Ky dilinxhi, dredharak, hajn e matrapaz, orët dhe ditët i ka të numëruara. Jo vetëm shkarkimi por edhe burgosja është e pa shmangshme dhe pasuria e vjedhur që do ti konfiskohet, ndaj ky me ata këlyshët që i ka rrotull, nuk do lë gur e dru pa lëvizur, për të mos ardhur në pushtet ata që e luftojnë krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës serbiane, ata që vodhën popullin, ata që shiten toka të vendit të larë me gjak dhe u bënë super milionerë”, përfundoi analisti, Reshat Badallaj për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)