S’ka të dhëna që polici francez i cili vrau kolegët ishte ekstremist

  • 04 October 2019 - 19:35
S’ka të dhëna që polici francez i cili vrau kolegët ishte ekstremist

Deri më tani, nuk ka të dhëna që punonjësi i policisë së Parisit, i cili vrau katër kolegë në prefekturën e policisë së qytetit, të ishte ekstremist, deklaroi sot ministrja pa portofol, Sibeth Ndiaye.

Ndiaye paralajmëroi të mos dalin në përfundime nga fakti gjerësisht i raportuar se sulmuesi, i cili u qëllua për vdekje nga një polic tjetër, dy vitet e fundit ishte konvertuar në fenë Islame.

“Fakti që dikush konvertohet në fenë Islame, nuk është shenjë e menjëhershme radikalizimi. Faktet duhen shqyrtuar me saktësi. Shërbimet hetimore po merren me këtë detyrë”, deklaroi Ndiaye.

 “Natyrisht që një motiv terrorist nuk përjashtohet”, shtoi ajo.

Sulmuesi ishte 45 vjeç dhe punonte në prefekturën e policisë që prej vitit 2003.

(Kosova Sot Online)