Këtu mund të shihni se në cilën pikë të votimit do të votoni

  • 04 October 2019 - 20:49
Këtu mund të shihni se në cilën pikë të votimit do të votoni

Më 6 tetor ditë e dielë, qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimeve për të votuar kandidatët e tyre të preferuar për deputetë si dhe njërin nga kandidatët për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Në këto zgjedhje, gjithsej numri i votueseve është 1,937,868, kurse në garë janë 25 subjekte politike.

Në mënyrë që qytetarët të mos maltretohen duke kërkuar vendin se ku do të votojnë, KQZ në ëeb faqen e tyre ua mundëson qytetarëve që të shikojnë adresën e saktë të vendvotimit. Votuesit mund të mësojnë qendrën e votimi duke klikuar në këtë LINK.

Ndërkohë që nga 17 shtatori është i hapur afati për votuesit nga diaspora, ata do të mund të votojnë përmes postës deri më datën 5 tetor.

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, fushatë e cila zgjati dhjetë ditë. Nesër hyn në fuqi heshtja zgjedhore ndërsa të dielën në ora 07.00 happen të gjitha vendvotimet. Zgjedhjet e parakohshme erdhën si pasojë e dorëheqjes së kryeminsitrit Ramush Haradinaj.

Zgjedhjet do të monitorohen nga afër prej misionit të Bashkimit Europian në Kosovë dhe organizatave joqeveritare.

(Kosova Sot Online)