Vjen kërkesa për kosovarët, ja çfarë duhet të ndodhë me 6 tetor

  • 05 October 2019 - 07:28
Vjen kërkesa për kosovarët, ja çfarë duhet të ndodhë me 6 tetor

“Po i bëjë thirrje popullit hakmerruni me votë për të shpëtuar vendin nga ky soj matrapazësh e hajnash. Fati i Kosovës është në dorën tuaj edhe pse e di se këta janë të fuqishëm dhe janë të lidhura me botën me kriminale në Ballkan. Po, populli është më i fuqishëm se kjo kope hajdutësh”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Se qytetarët e Kosovës po e presin datën e 6 tetorit, nën një depresion të madh dhe pa shpresë se do të bëhet më mirë me këtë klasë politike, analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online” se nuk ka asnjë fije dyshimi.

Image
Reshat Badallaj

Badallaj thotë se zgjedhjet janë një test dhe rast historik, para të cilit nuk duhet të dorëzohen qytetarët përballë mafies kriminale, por të dalin të gjithë në zgjedhje, të votojnë dhe të provojnë për ta ndëshkuar këtë kastë banditësh, e cila sipas Badallajt për plotë 20 vite të qeverisjes me krim e korrupsion, ka vrarë shpresat e qytetarëve dhe po detyron brezin e ri të Kosovës, që ta braktisë vendin.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës me shumë të drejt janë të dëshpëruar nga kjo klasë e bandave politike, sepse tashmë janë mësuar me këta pazarexhi, matrapazë, tyxharë, që janë të pandryshuar që nga pas lufta e deri me sot. Janë të zhgënjyer sepse këtyre u ka dalë boja sepse japin vetëm premtime boshe dhe i kanë mashtruar e tradhtuar popullin, kanë punuar vetëm për interesa të tyre personale, janë bërë super milioner që deri dje nuk kishin as bukë për të ngopur barkun, dhe këta krye bandit të këtyre bandave politike siguruan pasuri për shumë breza, ndërkaq, popullin e lanë të pa shpresë për të zgjedhur rrugën e mërgimit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, qytetarët duke par se në Kosovë janë bandat më të rrezikshme të kanaleve të nëntokës kriminale, kësaj radhe për të mos e pranuar dorëzimin, duhet të zgjedhin rrugën e "hakmarrjes" me votë tha ai.

“Pra le ti dënojnë me votën e tyre, sepse u ka mbërri thika në asht, sepse këto klasa bandite zgjeruan rrjetin kriminal si në nivelin qendror, si në nivelin lokal dhe shkuan edhe më larg, zaptuan dhe bënë zap edhe sistemin e kalbur gjyqësor, sepse lëre që nuk i burgos askush por as që i trazon! Populli është duke i parë këta krye lehaqen se si e mashtrojnë popullin, si i blejnë votat me para, si i kërcënojnë për t´i futur në autobus falas nga të gjitha qytet e Kosovës, bile edhe nga fshatrat e thella për t´i sjell në tubime ku lehin krye lehaqentë dhe ata këlyshët e vegjël që i kanë rrotull, se kinse do e bëjnë Kosovën si Amerikën”, është shprehur Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Populli e di se këta janë të njëjtët krye vagabondë, të njëjtën hajna dhe rrenacak, se e di çka kanë bërë që nga pas lufta deri më sot, po e sheh se ku është katandisur Kosova me këta mafiozë të kanaleve të nëntokës kriminale prandaj duhet ngritur me votë ndëshkuar dhe jo për të ikur nga vendi dhe për tu dorëzuar sepse tani më edhe bota po i etiketon për hanit që kanë bërë në dëm të shtetit dhe të qytetarëve. Mu për këtë janë bërë krye hajnat e peshave të renda të njohur në tërë Evropën dhe botën, dhe mu për këtu që nga Amerika dhe Evropa bile edhe nga Azia ju thonë krye hajnave luftojeni hajninë, luftojeni korrupsionin”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Të gjitha këto konstatime, sipas Badallajt janë të mjaftueshme që populli të mos dorëzohet para krimit, por të provojë për ta ndëshkuar me votë nesër në zgjedhje, pse jo edhe me protesta për ta ndjekur njëherë tjetër.

“Populli e ka kuptuar dhe e ka parë se Kosova pa meritueshëm është në dorën kriminale të nëntokës dhe ata e kanë krijuar rrjetin taman si të merimangës. Po i bëjë thirrje popullit hakmerruni me votë për të shpëtuar vendin nga ky soj matrapazësh e hajnash. Fati i Kosovës është në dorën tuaj, edhe pse e di se këta janë të fuqishëm dhe janë të lidhura me botën me kriminale në Ballkan, por populli është më i fuqishëm se kjo kope hajdutësh”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)