Nga sot deri me datën 9, ky është parashikimi i motit

  • 05 October 2019 - 08:06
Nga sot deri me datën 9, ky është parashikimi i motit

Në fundjavë pritet mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu, njofton Prishtina Weather, teksa parashikon që temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë.

“Në fundjavë vendi ynë mbetet në periferi të fushave të presionit të ulët që ndodhen mbi Europën qendrore dhe lindje të kontinentit. Nën këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me mundësi për riga lokale shiu”, njofton PW.

Sipas shërbimit të meteorologjisë, “temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, por mbeten nën vlera mesatare”.

Parashikimi për datat 5-9 tetor:

5.10 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten riga lokale shiu.

6.10 – Pjesërisht vranët. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

7.10-8.10 – Të hënën, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e martë, pjesërisht vranët.

9.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit të shtunën do të shënojnë rritje të lehtë, e më pas gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 17C. Nga mesi i javës së ardhshme pritet të shënojnë rritje më të theksuar.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja 2-8m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje.

(Kosova Sot Online)