Humbin dy turistet izraelite në Theth, u gjetën pas disa orë kërkimesh

  • 05 October 2019 - 08:47
Humbin dy turistet izraelite në Theth, u gjetën pas disa orë kërkimesh

Dy turiste nga Izraeli kanë humbur nëpër malet e Thethit, shkaku i mjegullës së dendur e cila ka mbuluar zonën malore në veri të vendit. Ato  janë gjur nga policia dhe banorët e  zonës.

Vajzat kanë humbur në aksin që përkshkuhet në  këmbë nga zona e Vuthajt në drejtim të Thethit, në majën e Pejës. Turistet kanë mbetur të bllokuara në zonë për shkak se mjegulla e dendur e bën të rrezikshëm ecjen në pikat malore. Njoftimi është bërë nga nëna  e vajzave, e cila ka komunikuar me bujtinën pritëse të Thethit, raportojnë mediat.

Fatmirësht pas disa tentativave, policia dhe banorët e zonës që ishin shpërndarë për të ndihmuar, kanë arritur t’i gjejnë dy turistet e huaja. 

(Kosova Sot Online )