Një ishull privat në shitje mund të bëhet i juaji për 3,78 milionë euro

  • 05 October 2019 - 10:50
Një ishull privat në shitje mund të bëhet i juaji për 3,78 milionë euro

Një ishull piktoresk privat në 'një nga gjiriet më të bukur në botë' është nxjerrë në shitje për 3,78 milionë euro. Ai gjendet në këtë gji, në brigjet e Bretanjës, në Francë.

Ishulli, që dikur përdorej për të kapur midhje, ka një shtëpi me katër dhoma gjumi, dhe është vetëm 5 minuta larg me varkë nga Trinite-Syr-Mer, një nga brigjet më të bukura në botë.

Shtëpia është ndërtuar mbi një ndërtesë të vjetër, të bërë me gur, nga peshkatarët e midhjeve që në vitin 1870.

(Kosova Sot Online)