Veseli mori një tufe lule në tubim nga një e mitur, PZAP sapo publikoi vendimin e ka dënuar 2 mijë e 700 euro

  • 05 October 2019 - 12:52
Veseli mori një tufe lule në tubim nga një e mitur, PZAP sapo publikoi vendimin e ka dënuar 2 mijë e 700 euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Partinë Demokratike të Kosovës me gjoba në vlerë prej 5 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Buqeta me lule që mori nga një e mitur dhe ngjitja në skenë bashkë me të miturën, Kadri Veslit i ka kushtuar me 2 mijë e 700 euro. Gjithë kjo pas ankesës së parashtruar për këtë parti në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas parashtruesit të ankesës, me këtë veprim Kadri Veseli ka shkelur Kodin e Mirësjelljes.

„Organizata BIRN dhe Inter Neës Kosova, me seli në Prishtinë, ka parashtruar ankesë në PZAP me datë 30.09.2019, me të cilën pretendon se kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës në një tubim me qytetarët e qytetit të Lipjanit, është parë me një vajzë të mitur duke marrë dhuratë një tufë me lule, të cilën më pas e merr në skenë dhe e mbanë në krahë“, thuhet në arsyetimin e PZAP’it.

Për këtë veprim ,PDK’ja është dënuar me gjobë 2.700 euro, të cilën duhet të paguajë brenda 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenim të përmbarimit.

„Pranohet ankesa e Organizatës BIRN dhe Inter Neës Kosova (IKS), me seli në Prishtinë, ndërsa subjektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 2.700.00 euro, të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenim të përmbarimit“, thuhet në vendimin e PZAP’it.

(Kosova Sot Online)